Live

Philips, SHBA të ketë rol më aktiv në dialog!

00:11 / 24 Shtator 2022

Nga Kosova Live


David Philips, drejtori i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbias tha se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është i panevojshëm.

Megjithatë, Philips thotë se asociacioni nuk duhet të bëhet pengesë për mbylljen e negociatave.

“Është e panevojshme të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe. Hashim Thaçi nuk duhej ta kishte pranuar dhe Parlamenti nuk duhej ta kishte miratuar. Por tani është e rëndësishme që të mos kthehet në pengesë për të përfunduar negociatat. Prandaj, krijimi i Asociacionit duhet të përfundojë dhe të bëhet e qartë që nuk do të ketë funksione ekzekutive. Të jetë thjesht një masë administrative që merret me zhvillimin e qyteteve, me banesat, çështje vendore. Pa fuqi ekzekutive”, tha ai për a2cnn.

Philips analizoi situatën e Kosovës, ku sipas tij ngërçi i njohjes nuk zgjidhet dot vetëm me ndërmjetësimin europian.

“BE-së i mungon legjitimiteti si ndërmjetës, Lajçaku dhe Borelli vijnë nga vende që s’e kanë njohur vetë Kosovën. SHBA-ja duhet të ketë rol më aktiv”, tha ai.

Tutje, Philips theksoi se Uashingtoni “duhet të njohë që miqtë e tyre në rajon janë shqiptarët. SHBA s’ka miq më të afërt në botë se shqiptarët. Në vend që të mbajë qëndrim të barabartë, duhet ta bëjë të qartë që po ushtron peshën e saj në mbështetje të qëndrimit të Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...