Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i ka reaguar deputetit të LDK-së, Kujtim Shala i cili sot u dëgjua duke e sharë me nënë kryeministrin, Albin Kurti.
Kurti përmes reagimit të saj në Facebook, ka thënë se mes tjerash se “si nuk e bini dikush me kërku falje”.
“Akademiku i vetënominuar për akademi, poeti pa talent, profesori pa etikë, deputeti pa punë, paradite shan, pas darke e ul tonin me u dukë i mençur. Maskë, veç maskë e zbehtë. Si nuk e bindi dikush me kërku falje?”.
“Vulgarë, jo akademikë as asgjë, veç vulgarë”, shkroi ajo.
Pas sharjes në Kuvend, Kujtim Shala ka ironizuar duke thënë vërejtjen e dhënë nga kryeparlamentari, Kjonufca t’ia përcjellin me post.