Live

Plagoset një person në një lokal në Pejë, i dyshuari në arrati

13:25 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Baran të Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 07:00 në mëngjes Policia është njoftuar se në fshatin Baran të Pejës, në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri ku është mbetur i plagosur një person. Policia menjëherë janë nisur me autoambulancë dhe në rrugë ka takuar familjarët e personit të cilët po e dërgonin në spital të plagosurin. Emergjenca e ka marrë personin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen motivet e plagosjes. I dyshuari është në arrati akoma. Personi i plagosur, sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi

Ai tha më tej se rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor” dhe “armë mbajtje pa leje”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...