Live

Pllana: 1432 fëmijë janë vrarë në periudhën 1981-1999, asnjë lider nuk i përkujton asnjëherë

21:09 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në ora 20:25, në platformën e mediumit online, kosovalive.net, është shfaqur emisioni i radhës “Debat me Ridvan Berishën”.

Në këtë puntatë të emisionit “Debat me Ridvan Berishën”,  i ftuar i radhës ishte Nusret Pllana, ish-gazetar i luftës dhe autor e shkrimtar.  

Pllana, një pjesë të librit të “Gjenocidi i kryer nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës 1844-1999” të quajtur “Fëmijët martirë të Kosovës 1981-1999” tij ua ka kushtuar fëmijëve të vrarë në Kosovë.

“1392 fëmijë janë të ilustruar, me datë me ditë kur kanë lindur dhe kur janë vrarë, i bie më shumë se 14% e të gjithë të vrarëve civil në fundluftën e vitit 98-99 janë fëmijë që nuk i ka ndodhur asnjë populli në historinë e luftërave gjenocidale-clirimtare, të i vriten një populli për një kohë kaq të shkurtë në propocion me numrin e popullatës” ka thënë Pllana.

Sipas Pllanës 1392 fëmijëjanë të vrarë në periudhën 1998-1999 dhe 40 fëmijë që janë vrarë në periudhën e vitit 1981 – 1997 që bëjnë gjithsejt 1432.

Autori i librit, tutje ka vazhduar me kritikat kunddrejt liderëve të vendit dhe atyre botërorë që këto shifra të këtyre viktimave asnjëherë nuk janë përmendur.

“Ambasadorët, diplomatët ama kurrë nuk i zënë në gojë këto viktima se lëre më të ua ngrisin një shtatore, një përmendore, një shenjë të kujtesës historike të dhimbjes më të madhe të kësaj përgjakje kaq të rëndë që janë të parezistueshme, për krejt botën e sidomos për prindërit e atyre fëmijëve të cilët vuajn sot e kësaj dite sepse një numër i tyre edhe janë të zhdukur” ka përfunduar Nusret Pllana.

Për më shumë, iu ftojmë të ndiqni emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, në ora 20:25. /kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...