Live

Pllana i quan faqezi ata që blejnë produkte të Serbisë

21:36 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në ora 20:25, në platformën e mediumit online, kosovalive.net, është shfaqur emisioni i radhës “Debat me Ridvan Berishën”.

Në këtë puntatë të emisionit “Debat me Ridvan Berishën”,  i ftuar i radhës ishte Nusret Pllana, ish-gazetar i luftës dhe autor e shkrimtar.  

Ish gazetari i njohur, ka kritikuar të gjithë ata njerëz që blejnë produkte serbe duke e cituar ish-senatoren belge Anne Marie Lizin, e cila ua rikujton shqiptarëve tmerret dhe barbarinë gjenocidale serbe me thënien e njohur “ Po të isha shqiptare edhe ajri po t’më duhej nga Serbia ta blej, nuk do e bleja sepse do më vriste ndërgjegjja ndaj të gjithë viktimave”.

“Bilanci tregtar mes Kosovës dhe Serbisë është i tmerrshëm mbi 500 milionë, kjo është e randë dhe e parezistueshme, e pafalshme. Nuk i ka fajet Serbia, edhe unë e them shpesh prej zemrës së plastë “pus-pushteti; pus-mileti” sepse sado i brishtë që është nuk i shtin shqiptartë me ble mallëra serbe” theksoi Pllana.

Për më shumë, iu ftojmë të ndiqni emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, në ora 20:25. /kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua