Live

“Po të më kishte pyetur mua, unë nuk e kisha dhënë për Kosovën”, vajza e dëshmorit tregon jetën e saj pa babain

20:44 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, e ftuar e radhës ishte, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj.

Ajo gjatë intervistës rrëfeu për mungesën e babait në fëmijërinë e saj.

“Prindi gjithmonë është mungesë në shtëpi domethënë prindi është i pazëvendësushëm. Kur ke një prind si në rastin tonë, kur prindi yt i ka kaluar të gjitha përmasat domethënë është një përgjegjësi e dyfishtë, është edhe një mungesë më e  madhe”.

Tutje ajo tregon për mungesën që e ndjenë për babain e saj.

“Normal që gjatë jetës sidomos në momente shumë të randësishme gjatë jetës që i ka njeriu pa dyshim se më mungon, domethënë më mungon mendimi i tij, më mungon fjala e tij, më mungon gjithçka por unë mundohem prap që përmes asaj se çfarë ka qenë ai, çfarë ka paraqit, çfarë dëgjoj unë çdo ditë t’i ndjek porosit e tij”.

Fitoraj, ka deklaruar se takimet me shokët e babit të saj kanë një rol të rëndësishëm tek ajo.

“Takimet me shokët e babës janë shumë të rëndësishme edhe luajnë një rol shumë të madh tek unë, bile kanë pasur rol edhe në formimin tim se unë sa herë që kam takuar shokët e babait tim unë e kam parë një pjesë të tij”, ka deklaruar ajo.

Vajza e dëshmorit mes emocioneve të shumta tregon disa nga momentet që i ka përjetuar me më vështirësi gjatë jetës së saj.

“Festat gjithmonë, unë muj me thanë që festat që janë gjatë vitit unë nuk i kam adhuruar, nuk jam kanë adhuruese e festave se festat mbledhin familjarët, mbledhin njerëzit e dashur e te ne gjithmonë ka mungu dikush. Psh unë asnjë ditëlindje, asnjë vit të ri nuk e kam festuar me babain tim, ka pas edhe momente psh tash edhe jam nënë vet dhe fëmijët e mi kur e shihhja lidhjen e fëmijëve më babain e tyre psh kur vjen nga puna kanë vrapu pas tij e kanë përqaf dhe m’ka shku menja sa mirë që këta e kanë kështu ndoshta edhe unë ta kisha pasë kisha bë kështu. Ose zakonisht kur kam arritur ndonjë sukses, që kam pas që për mua kanë qenë jo hapa të mëdhenj po gjatë diplomimit që kam pasur nevoj që me shku me i tregu edhe ka ndodhë që kam shku tek varri ose te permendorja”, ka treguar ajo,

Malaj tregon për parandjenjën se kur bisedon me të, ajo merr përgjigjie.

“Sa herë që kam komuniku me të, më është dukur në mënyrë hipotetike që e kam marrë përgjigjien. Zakonisht mu duket se më vjen një zë, dhe mua më ka ndihmuar, unë e kam krijuar atë në kokën time por më ka ndihmuar”,.

Tutje ajo me plotë mall thotë se nëse babai i saj e kishte pytur, nuk e kishte dhënë atë për Kosovën.

“Me m’pas pyet ai mua unë nuk e kisha dhënë për Kosovën, unë kisha pas dëshirë ai të jetë vetëm hero i imi, e jo i Kosovës”, thotë ajo.

Tutje, Fitore Malaj tregon se si reagojnë fëmijët e saj që e kanë gjyshin dëshmor.

“Ata gjithmonë janë shumë të interesuar dhe me andje i dëgjojnë rrëfimet edhe të nanës edhe të mijat dhe e ndjejnë veten se janë pjesë e tij, se na kemi pas fatin me jetu me nanën dhe nëna ka ndiku shumë në rritjen dhe përgatitjen e tyne. Janë shumë të përgjegjshëm, janë krenar  me emrin e tij mundohen vazhdimisht që ta kujtojnë, organizohen cdo përvjetor, na qëndrojn afër”, ka treguar ajo./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua