Mbrëmë nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar një person për veprën dhunë në familje, si dhe kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47 dhe një pistoletë, tre karikatorë, 35 fishekë, një shufër metalike etj.
Sipas Policisë, personi i dyshuar N.S. mashkull 37 vjeç, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.