Live

Policia e shpall në kërkim këtë person për vjedhje grabitqare

14:46 / 04 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Stacioni policor Jugu në Prishtinë e ka shpallur në kërkim një person.

I njëjti është i dyshuar për implikim në veprën penale, Vjedhje grabitqare.

“I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij të dyshuari, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]” thuhet në njoftimin e policisë

Shpërndaje në

U Kopjua