Live

Policia ndëshkon 30-vjeçarin me 12 muaj heqje të patent shoferit, i kishte arritur 9 pikë negative

10:51 / 18 Prill 2024

Nga Kosova Live

Policia Rajonale e Ferizajt ia ka hequr patentë shoferin për 12 muaj një 30-vjeçari, meqë i njëjti për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative, raporton Kosovalive.net.

Policia ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua