Live

Policia nis hetimet për djegien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë

09:17 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë.

Lidhur me këtë rast tashmë policia i ka nisur hetimet.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka potencuar poashtu se nga ky aksident nuk ka të lënduar.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, tha ai për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua