Live

Policia shpall në kërkim të dyshuarin për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Pejë

08:04 / 23 Maj 2024

Nga Kosova Live

Plagosja që ndodhi mbrëmë në Pejë tronditi opinionin.

Një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të tre të tjerëve, duke iu shkaktuar plagë të rënda.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim të dyshuarin për incidentin në fjalë, 22-vjeçarin Agron Gashi.

Nga policia kanë publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • Agron (Mentor) GASHI  i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

  •  Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]

Shpërndaje në

U Kopjua