Live

Portugalia fiton me fat kundër Ganës

19:06 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Portugalia ka shënuar fitore të mundimshme kundër Ganës me rezultat 3:2.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, shkruan kosovalive.net

Në minutën e 65-të, Cristiano Ronaldo shënoi nga penaltia dhe i dha epërsinën Portugalisë.

Rezultati u barazua në minutën e 73-të nga Gana përmes Andrew Ayew.

Portugalia shënoi dy gola të shpejtë në minutat 78-të dhe 80-të përmes Joao Felixit dhe Rafael Leaos.

Por, Gana arriti që të shënoi edhe njëherë në minutën e 89-të përmes Bukarit.

Gana e pati një mundësi ideale në minutën e fundit të ndeshjes përmes Inaki Williams, ku gaboi portieri Diogo Costa por Williams rrëshqiti.

Portugalia është e para në grup pas gjiros së parë me 3 pikë, kurse Gana e fundit. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Uruguaji dhe Koreja e Jugut me nga 1 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Portugalisë do të jetë kundër Urguajit me 28 nëntor, kurse Gana do të luaj kundër Koresë së Jugut./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua