Live

“Poshtërsia” ka emër, VV mbështet marshin vetëm për Rexhep Selimin

18:32 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se do të mbështesë marshin e 2 prillit, që është organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Edhe pse marshi është organizuar nga iniciativa Liria ka Emër, Vetëvendosje ka zgjedhur që në komunikatën e tyre të përmendin vetëm Rexhep Selimin, duke mos përmendur Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Ballina