Analisti Xhevdet Pozhari ka ironizuar me qytetarin që ka bërë tatuazhin me emrin e kryetarit të Lidhjes Demokratike Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Pozhari përmes një postimi në Facebook ka thënë se fansi i Lumir e ka bërë tatuazh të përkohshëm deri sa të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së.
“Ai fansi i Lumirit kish bo tatuazh të përkohshëm derisa të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së.” – ka shkruar ai.
Tutje Pozhari i është drejtuar Abdixhikut duke i thënë se a pritet në seri një njeri që ka bërë tatuazh emrin tënd.
“Po a pritet more njeri në seli veç pse e ka bo një tatto me emrin tënd!? Për më tepër synon reforma!” – ka përfunduar Pozhari.