Live

Pozhari – Abdixhikut: Po a pritet more njeri në seli veç pse e ka bo një tatto me emrin tënd?

22:30 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti Xhevdet Pozhari ka ironizuar me qytetarin që ka bërë tatuazhin me emrin e kryetarit të Lidhjes Demokratike Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pozhari përmes një postimi në Facebook ka thënë se fansi i Lumir e ka bërë tatuazh të përkohshëm deri sa të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së.

“Ai fansi i Lumirit kish bo tatuazh të përkohshëm derisa të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së.” – ka shkruar ai.

Tutje Pozhari i është drejtuar Abdixhikut duke i thënë se a pritet në seri një njeri që ka bërë tatuazh emrin tënd.

“Po a pritet more njeri në seli veç pse e ka bo një tatto me emrin tënd!? Për më tepër synon reforma!” – ka përfunduar Pozhari.

Shpërndaje në

U Kopjua