Live

Pozita dhe opozita përplasen për Fondin Sovran, Beqa e quan VV-në shembull të dështimit

13:25 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Deputetët e opozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Shkak i debatit ndëmrjet deputetëve të PDK-së dhe VV-së u bë vonesa në fuksionlizimin e Fondit Sovran.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kritikoi partinë në pushtet se nuk është duke e mbyllur AKP-në, por me procedurat e reja është duke e lehtësuar që të tjerët të përfitojnë. Ai tha se VV-ja është shembull i dështimit.

“Mirlindë të përgëzoj, si pozitë me rregulloret e keni ndërruar krejt qëllimin edhe Fondit Sovran edhe të AKP-së, jeni duke lehtësuar procedura për përfitues të rijnë. Po jeni shembull i dështimit. Nuk është faji i jonë që ju nuk po dini, as nuk po doni. Ju i ketë gati”, tha ai.

Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, tha se Fondi Sovran është në përgatitje e sipër, sipas saj, ky Fond do të ndikojë në rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike.

“Fondi Sovranë është në përfundim e sipër e sipër, në strategji është edhe mbyllja e AKP-së, po besoj që nuk i ke lexuar të gjitha shkresat, andaj nuk qëndron ajo që thoni ju. Këto janë të gjitha të dokumentuara. Fondi Sovran do të ndikoj direkt në zhvillimin e ndërmarrjeve publike dhe në ringjallejn e tyre që ju i keni vendosur në dy gjunjët. Fondi ka marr kohë sepse është projekt gjigant. Ju e keni tregu mundësin e juaj sa keni qenë”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se deputetja Sadiku nuk është e duhura që të mbroj VV-në, pasi sipas tij, është e re në këtë parti.

“Po të jesh në parti dhe të akuzosh që e keni prish sistemin nuk shkon, po të ishte në vv gjithmonë do të ishte diçka”, tha ai.

Deputetja Sadiku, tha se është e vërtet që ka qenë pjesë e një parti tjetër po që është larguar nga ajo parti për shkak të parimeve të saj.

“Po është e vërtet kam qenë asambliste deri në momentin e demarkacionit, kur jam larguar nga AAK-ja, largimin e kam bërë për shkak të parimeve të mia. Babai im ka qenë themelues i partisë në qytete. Nuk kam bërë kalkulime politike, por për parime”, tha ajo.

Komisioni ka diskutua edhe në lidhje me Raporti për bashkimin e qyteti të Ferizajt, ku deputetët u pajtuan që në lidhje më këtë projekt të ftohet udhëheqësit e kësaj komune që të diskutojnë më këtë projekt.

Shpërndaje në

U Kopjua