Live

Premier Liga nis sonte, me ndeshjen Liverpool-Norwich City

10:59 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Sonte fillon sezoni i ri i Ligës Angleze.

Nënkampioni Liverpooli do të luajë ndeshjen hapëse të këtij sezoni, kundër Norëich Cityt të rikthyer në elitë.

Skuadra e Liverpoolit nuk ka bërë ndonjë transferim të madh këtë verë. Jurgen Klopp i ka besuar  ekipit që fitoi Ligën e Kampionëve , me shpresën për ta ngritur edhe trofeun e Premier Ligës në sezonin 2019/20

Ndërsa Norwich City do të luftojë që të mbetet pjesë e Ligës deri në fund të sezonës.

Ndeshja zhvillohet në Anfield në orën 21:00.

Këto pritet të jenë formacionet:

LIVERPOOL: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Ëijnaldum, Fabinho, Henderson; Salah, Firmino, Origi

NORWICH CITY: Krul; Aarons, Klose, Godfrey, Byram; McLean, Vrancic; Buendia, Stiepermann, Hernandez; Pukki

Shpërndaje në

U Kopjua