Live

Presidenca: Serbia e ka humbur totalisht komplotin e saj

22:06 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shefi i kabinetit të stafit në Presidencën e Kosovës, Blerim Vela ka thënë se Serbia e ka humbur totalisht komplotin e saj, pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është në gjendje të dëshpëruar për të justifikuar urdhrin e tij ndaj strukturave ilegale në Kosovë për të ngritur barrikada në veri.

“E vërteta është se nuk ka asnjë arsye që të ekzistojnë barrikada, përveç që Vuçiq t’i përdorë ato për të kërcënuar paqen në Kosovë dhe rajon”, shkroi ai në një cicërimë në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua