Live

Presidentja: Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit

11:37 / 04 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn në njëzetë vjetorin e vrasjes.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani në faqen zyrtare të Presidencës:

Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vie si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet.

Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Heroizimi i tij i jep kuptim të sotmes sonë, teksa vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë!/Kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua