Live

Presidentja nuk fali asnjë të burgosur as për festat e fundvitit

20:10 / 02 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shumë kërkesa nga persona që janë duke vuajtur dënimet e tyre në burgje të Kosovës, kanë shkuar në adresë të zyrës së Presidencës, për të kërkuar faljen e dënimit.

Por, as për festat e fundvitit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka marr parasysh asnjë nga kërkesat.

Nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se kjo është e paarsyeshme dhe se janë të zhgënjyer nga kjo qasje.

“Ajo çfarë ne jemi të dëshpëruar është se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria. Ne si monitorues në bazë të vizitave që i realizojmë në terren në bazë të monitorimeve për të drejtat e njeriut, gjendjes në institucione, kemi bërë vlerësimet që ka persona që meritojnë faljen dhe ka persona duhet të falen”, ka thënë Valentina Demolli.

Sipas KMDLNJ-së, mos falja e dënimit të asnjë prej të burgosurve, tash e dy vjet ndikon edhe në risocializimin e tyre në shoqëri.

“Kjo krijon një dëshpërim tek këta persona, për të mos vazhduar të mos sillen mirë, sepse kur mbahen shpresat tek një mundësi për të përfituar, po e potencoi se kjo është një mundësi që presidentja do mund të shfrytëzonte, atëherë krijon një zhgënjim tek personat e privuar nga liria, gjë që është apriore, reflektohet tek sjelljet e tyre, tek gjendja e tyre psikoemocioanle, e që ndikon edhe në familjet e tyre”, ka shtuar Demolli.

Në lidhje me arsyet se pse presidentja e Kosovës, nuk ka ndërmarrë një vendim, nuk kanë kthyer përgjigje që nga e premtja nga zyra e presidencës. Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij./RTV Dukagjini

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...