Live

Presidentja Osmani për 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave

09:56 / 04 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 248-vjetorin e Pavarësisë. Më 2 korrik, madje në ambientet e Ambasadës amerikane në Prishtinë, pati edhe festë të madhe, shkruan Reporteri.net.

Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin amerikan duke thënë se është “Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!”.

“Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”, shkroi Osmani.

“Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”, përfundoi ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua