Live

Presidentja Osmani takon ambasadorin që i kishte bërë kritikën e rëndë

17:14 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin gjerman Jorn Rohde që e kishte kritikuar për qasjen e saj ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Siç shkruan presidenca, temë e takimit ishin “zhvillimet në procesin e dialogut” dhe po ashtu edhe “situata aktuale në vend”.

Më tej, Presidenca thotë se në këtë takim u diskutua për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presidentja Osmani theksoi se kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.” – thuhet në komunikatë.

Për çka e kishte kritikuar Rohde, Osmanin?

Rohde në muajin maj 2022 e kishte kritikuar Osmani në muajin prill 2022. mos-komunikimin e duhur dhe të mjaftueshëm me komunitetin serb në Kosovë.

“Ka edhe shqiptarë që çdo ditë e kalojnë urën, shqiptarë të Kosovës. Ka edhe serbë jashtë Mitrovicës. Në Graçanicë. A ka qenë Presidentja atje? Pra, këtu nuk ka arsye. Atje nuk ka urë” – kishte thënë ashpërsisht z. Rohde.

Shpërndaje në

U Kopjua