Live

Prishtinë: Bie ashensori, lëndohen gjashtë persona

09:44 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjashtë persona (femra) kosovare kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo si pasojë e rënies së një ashensori nga kati i dytë në podrum.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën rreth orës 23:00.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore

Shpërndaje në

U Kopjua