Live

Prishtinë, gjendet e mitura e zhdukur – arrestohet i dyshuari, rasti hapet si “dhunim”

09:06 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia njofton se është gjetur e mitura e raportuar si e zhdukur, ndërsa rasti në polici është hapur si dhunim.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktima është dërguar në strehimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR – GJETUR & DHUNIM/Prishtinë, 08.02.2023 – NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua