Live

Prishtinë: Një burrë grabitet nga disa të tjerë, arrin që të ikë nga vetura

09:19 / 18 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një burrë është tentuar të grabitet nga disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, duke e futur me forcë në veturë dhe duke ikur në drejtim të panjohur.

Viktima më pas ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Pas raportimit në polici, viktima ka treguar se të dyshuarit, nën kanosje të armës, e kanë futur në veturë. Të njëjtit iu është ofruar tretman mjekësor.

Vetura më pas është identifikuar dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar, në vendbanimin e të cilit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I gjithë rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Hamzë Jashari”, në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua