Një grua në Prishtinë është rrahur nga bashkëshorti dhe nëna e saj.
Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.