Live

Prishtinë| Sulmon gruan dhe vajzën, lirohet i dyshuari

11:11 / 31 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në Prishtinë është arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar gruan dhe vajzën e tij.

Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë 30.12.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktima bashkëshorten dhe vajzën e tij .Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua