Live

Profesori Gashi kërkon transparencë për planin franko-gjerman, thotë se tash ka mjaft paqartësi

14:27 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Ibrahim Gashi, ligjerues i marrëdhënieve ndërkombëtare, në një prononcim për Kosovalive.net ka folur për çështjen e planit franko-gjerman duke thënë se transparenca do të ishte e nevojshme për këtë çështje.

“Tani, duke qenë se nuk e kemi versionin origjinal të këtij plani, sigurisht se e kemi vështirë t’a komentojmë s’i përmbajtje dhe s’i zgjidhje. Më shumë transparencë do të ishte e nevojshme”, tha professor Gashi duke e komentuar rëndësinë që ky process të jetë transparent përpara publikut kosovar.

Tutje, vet Gashi u shpreh se edhe për të janë disa çështje të paqarta, sidomos rreth asociacionit.

“Janë disa çështje që i kemi shumë të paqarta. E para, a do të jetë asociacioni pjesë e këtij plani apo është e domosdoshme që të ofrohet para se të fillon dialogu për planin franko-gjerman. E dyta, ende nuk e dijmë se çka përmban plani lidhur me njohjen. A parasheh njohje formale juridike apo njohje faktike?! Këto dy tema janë shumë kruciale për palën kosovare. Mbetemi me shpresë se derisa Kryeministri Kurti është shprehur se plani është bazë e mirë për të lëvizur përpara, kjo nënkupton se plani i adreson këto dy çështje. Sigurisht Qeveria është duke e analizuar dhe konsultuar çdo pjesë të planit para s’e t’a thotë fjalën për të”, tha profesor Ibrahim Gashi./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...