Profesori universitar, Milazim Krasniqi, në një postim në facebook ka komentuar disa nga zhvillimet e fundit politike.
Ai ka kritikuar raportin e Akademisë së Shkencave të Mehmet Krajës, ka folur për rastin Berishaj dhe për fjalët e Kurtit rreth Oliver Ivanoviqit.
POSTIMI:
Mehmet Kraja na trullosi me Pamfletin.
Martin Berishaj na katranosi me GEN-in
Albin Kurti na përdhosi me Oliverin.
P.S. Tybe bash për këta tipa u kam pasë thanë, po besë nuk më keni zanë.