Live

Prokuroria i kërkon 30 ditë paraburgim për pronarin e “Shell Kosova”, dyshohet për dhunë në familje

18:38 / 17 Nëntor 2022

Nga admin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar sot caktimin e masës prej 30 ditësh paraburgim për biznesmenin Lulzim Kryeziu, trashëgimtar i “Shell Kosova” dhe “Al Petrol”, që dje u denoncua nga gruaja e tij për rrahje dhe dhunë në familje.

Kërkesën e Prokurorisë së Shtetit të paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ajo njoftoi se përveç rastit të Kryeziu, prokurori i Shtetit ka kërkuar që 30 ditë paraburgim t’i caktohen edhe një të personi tjetër që dyshohet se rrahu gruan e tij, e të denoncuar në 24 orët e fundit.

“Mund t’u njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të ndaluar në 24 oreshin e fundit, për shkak te veprës penale “Dhuna ne familje””, tha Ulaj për gazetën online Reporteri.net.

Rasti tjetër i dhunës në familje e raportuar në 24 orët e fundit ka ndodhur në Lipjan.

Nga ana tjetër, biznesmeni Lulzim Kryeziu dyshohet se rrahu gruan e tij në shtëpinë e tyre në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë.

Kryeziu është denoncuar nga bashkëshortja e tij, dje gjatë ditës, derisa më vonë ai u arrestua nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke e sulmuar atë fizikisht.

Përveç Lulzim Kryeziut, si dëshmitar është intervistuar edhe një anëtar i familjes së tij.

Ndryshe, rasti i dhunës në familje ndaj gruas është skandali i dytë i pronarit të “Shell Kosova”, brenda familjes, që u shkaktua në dy ditët e fundit. Kjo pasi për Lulzim Kryeziu rrahja e gruas nuk është telashja e vetme që ka brenda familjes. Ai dhe vëllezërit e tij, tashmë janë në një betejë ligjore me motrën e tyre, për trashëgiminë e babait të tyre të ndjerë Latif Kryeziut. Ajo pretendon se vëllezërit po i mohojnë trashëgiminë e babait me arsyetimin se “nuk të takon hise se je femen”. Aty përfshihet edhe ankesa e saj së është sulmuar nga njëri prej vëllezërve Kryeziu.

Gjithçka u mësua gjatë një seance gjyqësore që u zhvillua para dy ditësh në Gjykatën e Prishtinës.

Shpërndaje në

U Kopjua