Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Milloshevë – Lebanë, saktësisht në fshatin Prugovc.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vetaksident ku të lënduar kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri që ishte në veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Hetimer për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tashmë kanë filluar.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.