Live

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i zgjatet paraburgimi, ja çfarë thuhet në parashtresë

11:48 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit t’i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.

Sipas arsyetimit të ZPS-së, paraburgimi i Thaçit është i arsyeshëm në rrethanat aktuale kur procesi i gjykimit ndaj tij do të fillojë së shpejti, shkruan Paparaci.com.

“Në këtë drejtim, Paneli rikujton se arsyetueshmëria e vazhdimit të paraburgimit të një të akuzuari duhet të vlerësohet në faktet e secilit rast dhe sipas veçorive të tij, të cilat në këtë rast, përfshijnë: (i) ndikimin dhe autoritetin e z. Thaçi; (ii) njohuritë e tij për akuzat dhe provat kundër tij, dhe mundësia e një dënimi më burgim të gjatë; (iii) rreziku që z. Thaçi do të pengonte procedurat e KS; (iv) rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme; (v) faktin që masat kufizuese për lirimi nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet; (vi) peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër z. Thaçi; dhe (vii) fakti që vazhdon të bëhet progres drejt fillimit të gjykimit.”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.

Në parashtresën e ZPS-së gjithashtu thuhet së Kolegji i Gjykatës së Apelit ka mbështetur zbatimin e faktorëve të ndryshëm në këtë kontekst.

“(i) rreziqet e identifikuara sipas nenit 41(6) (b); (ii) konstatimi se disa rreziqe nuk mund të zbuten, dhe (ii) dënimi i mundshëm me të cilin përballet i akuzuari pas dënimit bazuar në peshën e akuzave. Paneli arriti në përfundimin se këta faktorë peshojnë në favor të vazhdimit të paraburgimit në rastin në fjalë dhe kujtoi se përdorimi i këtyre faktorëve në përcaktimin e arsyeshmërisë së vazhdimit të paraburgimit është në përputhje me praktikën e të drejtave të njeriut dhe gjykatave penale ndërkombëtare”, thuhet në parashtresë.

Teksa i referohen vendimeve të mëhershme të Gjykatës së Apelit lidhur me paraburgimin e Thaçit, ZPS konstaton në fund se këta faktorë të lartpërmendur dhe faktorë shtesë bëjnë që paraburgimi i Thaçit të jetë i arsyeshëm, duke marrë parasysh edhe se data e fillimit të gjykimit po afrohet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...