Live

Propozimi për pushim prindëror i mirëpritur nga baballarët

20:19 / 16 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Rrjeti i Grave të Kosovës ka propozuar ndryshim të ligjit të punës, që edhe baballarët të kenë të drejtën e pushimit prindëror.

Modeli i propozuar rekomandon që gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohen si leje e lehonisë që u ofrohet nënave. Gjatë kësaj periudhe, baballarët do të kenë të drejtën e një muaji leje të atësisë.

Ky propozim po mirëpritet edhe nga baballarët, të cilët thonë se sidomos në fillimin e lindje, kjo do të ishte ndihmë për nënat.

Shpërndaje në

U Kopjua