Live

Protestuesit në Irak marrin nën kontroll urat strategjike të Bagdadit

12:29 / 17 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Protestuesit anti-qeveritarë e kanë marrë kontrollin e një sheshi strategjik dhe dy urave në pjesën qendrore të Bagdadit. Ata i janë afruar qëllimit të tyre për të depërtuar në zonën ku ndodhen ndërtesat qeveritare.

Zyrtarët e sigurisë dhe udhëheqësit e protestave thanë se një protestues u qëllua për vdekje të shtunën në pjesën veriperëndimore të Bagdadit gjatë përleshjeve me policinë.

Protestuesit që po e kërkojnë dorëheqjen e qeverisë po përpiqen të futen në Zonën e Gjelbër, por kanë hasur në forca të shumta policore, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe granata shoku për t’i shpërndarë protestuesit.

Së paku 320 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë muajit të kaluar prej fillimit të protestave kundër korrupsionit, kushtet e rënda të jetesës, mungesës së vendeve të punës dhe shërbimeve të dobëta publike.

Iraku ka popullsi prej rreth 40 milionë banorësh dhe është vendi i pestë në botë për prodhimin dhe eksportimin e naftës. Megjithatë, shkalla e papunësisë ka shkuar në mbi 20 për qind.

Protestuesit kanë reaguar edhe kundër ndikimit në rritje të Iranit, të cilin e akuzojnë për ndërhyrje në punë të brendshme të vendit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...