Live

Protestuesit në Rudare: S`jemi kundër shqiptarëve, por kundër Kurtit

13:32 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në fshatin Rudare afër Zveçanit, po vazhdon protesta e serbëve të Kosovës për shkak të arrestimit të ish-policit kosovar, Dejan Pantiq.

Në fillim të protestës, i pari që i është drejtuar protestuesve ishte Predrag Pantiq, djali i të arrestuarit Dejan Pantiq. Ai tha se ndaj babait të tij, “po zhvillohet një proces politik” dhe ssipas tij, ai po mbahet në paraburgim,e dhe pse është i pafajshëm.

“Babai im është shpallur fajtor pa vendim gjykate. Mua dhe nëns sime, nuk na lejohet ta vizitojmë. Nuk kemi dëgjuar nga ai nëse është mirë apo jo”, tha Predrag Pantiq.

Më pas, ish-gjyqtari Nikola Kabasiq, iu drejtua protestuesve duke pretenduar se Pantiqit “po shkelen të gjitha të drejtat e njeriut”.

“Ne nuk kemi problem me shqiptarët, kemi bashkëpunuar mirë në punë”,tha ai.

“Ne kemi problem me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës Albin Kurti dhe ministrat e tij”, tha Kabasiq. “Ne kemi jetuar më parë me shqiptarët dhe do të jetojmë”.

Sipas tij, ka frikë për shkak të listës së supozuar sekrete për arrestime dhe në këtë listë janë serbët e pafajshëm.

Ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, tha se “në barrikada nuk ka kriminelë, por vetëm njerëz që i përgjigjen terrorit të Albin Kurtit”.

“Ne po kërkojmë lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar padrejtësisht, tërheqjen e Njësive Speciale të policisë nga veriu i Kosovës. Ne serbët jemi populli më i kërcënuar në Evropë”, shtoi Milloviq.

Përveç qytetarëve të katër komunave në veri, në protestë janë edhe serbët nga komunat tjera të Kosovës. (RTK)

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...