Partia Social Demokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbol kundër rastit të dyshuar të ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.
Ata aksionin e kanë zhvilluar para ministrisë së Punëve të Jashtme, ku e kanë vendosur kartëmonedhën me 500 euro me portretin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është implikuar në një skandal financiar.
Nol Nushi, anëtar i Kryesisë së PSD-së tha se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.
“Prokuroria në Kosovë me shumë gjasë tash ka ngritur kallëzim penal. Ende nuk është zyrtare, por burimet e ndryshme e konfirmojnë këtë. Z. Berishaj hetohet për pastrim parash, për shmangie të tatimit dhe fshehje të biznesit”, tha Nushi.
“Kjo ministri (MPJ) nuk e përfaqëson Kosovën”, tha paraprakisht Nol Nushi, duke shtuar se “kurrë skandal më të madh s’ka pasur”, në këtë dikaster.
Të befasishme dhe të kuptueshme e cilëson ai mbrojtjen që krerët e shtetit po ia bëjnë ambasadorit Berishaj.