Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se nesër në orën 15:00 do të mbajnë konferencë për media.
Në njoftimin e kësaj partie bëhet e ditur se në konferencë do të flas kryetari, Dardan Molliqaj rreth protestës të së shtunës.
Konferenca do të mbahet në zyrën qendrore të PSD-së.
PSD-ja ka paralajmëruar protestë të shtunën duke filluar nga ora 14:00 për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.