Live

Pse Kurti lëshoi ‘pe’ Albin Kurti për targat?

12:41 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane, Frankurter Allgemaine Zeitung. Intervista e plotë ende nuk është publikuar, por, gazetari Michael Martens ka dhënë detaje nga intervista me Kurtin në Twitter.

Martens ka treguar temat kryesore për të cilat foli me Kurtin. Ky i fundit tregoi se pse u pajtua për çështjen e targave.

Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi Martens në Twitter.

Po ashtu, gazetari gjerman ka treguar se Kurti i tha se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kishte më shume informacion se ai për situatën në veri.

Shpërndaje në

U Kopjua