Live

Publikohet video e momentit kur foshnja lindi nën rrënojat e tërmetit, nëna vdiq

08:46 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një foshnjë ka lindur në Alepo të Sirisë, mes rrënojave që solli tërmeti në juglindje të Turqisë.

Nëna e bebit ka humbur jetën nën rrënoja, ndërsa i porsalinduri është nxjerrë me nxitim për t’u çuar në një vend më të sigurt.
Goditja e parë ishte 7, 8 ballë e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

Shpërndaje në

U Kopjua