Live

Punëtorët e ministrisë mbesin në ashensor për 40 minuta, hera e tretë për këtë javë që iu ndodh

15:17 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Zyrtarë të ministrive në ish objektin e Rilindjes kanë mbetur sot në ashensor.

Lajmin e ka bërë publik kryesindikalisti për Shërbyesit Civil, Ali Sefaj, shkruan kosovalive.net

Ai ka kritikuar MPB-në për mos mirëmbajtje të objekteve qeveritare.

“Për 40 minuta zyrtarët e ministrive në objektin e ish Rilindjes mbesin në lift. MPB a keni heq dorë nga mirëmbajtja e objekteve qeveritare.”

“A duhet me protestu, me bojkotu punën apo me mbledhë mjete dhe mi servisu liftet. Na tregoni çka duhet me ba.”

“A ndjeni pergjegjesi morale dhe profesionale apo i keni varrosur të dyja!”

“Brenda një jave është hera e 3-të që zyrtarët mbesin në lift, nga 15-40 minuta”, u shprehë Sefaj në postimin e tij./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua