Live

Pushimi dimëror për nxënësit kësaj radhe vetëm pesë ditë

23:37 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kalendari i vitit shkollor 2022-2023 ka pësuar ndryshime. Kjo si pasojë e grevës së mbajtur përgjatë 22 ditëve nga mësimdhënësit.

Andaj Ministria e Arsimit, ka paraparë të mbahet mësim të shtunave, e pushimin dimëror të nxësnëve ua ka shkurtuar në vetëm pesë ditë.

Por, ky vendim nuk po mbështetet nga prindërit.

“Nuk është aspak e drejtë, normal se fmija ka nevojë për pushim edhe na si prind kemi nevojë për pak pushim, ndodhta me shku në një pushim dimëror me fmi, kuptohet se edhe na po jemi shumë të angazhum me punë. Na kem nevojë për fmi edhe fmija për neve”, tha Albana Kajtazi.

“Nuk besoj së është mirë me jav hek pushimin”, tha Zekrija Ajeti, përcjell tëvë1.

Urdhëresa e Ministrisë së Arsimit, po konsiderohet si padrejtësi edhe nga njohësi i proceseve arsimore, Rinor Qehaja.

“Vet zëvendësimi i orëve, por edhe ky zëvendsim tash gjatë festave është kryekëput product i një situate të padrejtë që ka qenë si ajo e grevës. Pra është një padrejtësi selektive që vazhdon ndaj nxënësve tanë nga palë të treat”, tha Qehaja.

MASHTI kishte marrë vendim edhe për zëvendësimin e orëve të humbura të shtunave, mirëpo ky vendim nuk është zbatuar në shumicën e shkollave.

Shpërndaje në

U Kopjua