Live

Putin: Rusia duhet të marrë parasysh aftësinë bërthamore të NATO-s

11:25 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti Vladimir Putin ka thënë sot se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte parasysh aftësitë bërthamore të NATO-s, pasi aleanca ushtarake e udhëhequr nga ShBA-ja po kërkonte humbjen e Rusisë.

“Në kushtet e sotme, kur të gjitha vendet udhëheqëse të NATO-s kanë deklaruar qëllimin e tyre kryesor që të na shkaktojnë një disfatë strategjike, në mënyrë që populli ynë të vuajë, siç thonë ata, si mund të shpërfillim aftësitë e tyre bërthamore në këto kushte?:, tha Vladimir Putin, sipas TASS.

Putin tha se Perëndimi donte të likuidonte Rusinë.

“Ata kanë një qëllim: Të shpërbëjnë ish-Bashkimin Sovjetik dhe pjesën e tij themelore – Federatën Ruse”, shtoi ai.

Sipas tij, Perëndimi ishte një bashkëpunëtor indirekt i “krimeve” të kryera nga Ukraina.

Shpërndaje në

U Kopjua