Live

Putin u bën thirrje miliarderëve rusë: Investoni në Rusi, t’u përgjigjemi sanksioneve

18:10 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti rus, Vladimir Putin, u bëri thirrje miliarderëve rusë të enjten që të vënë patriotizmin para fitimit, duke u thënë atyre të investojnë në vend për të mbështetur ekonominë përballë sanksioneve perëndimore.

Duke iu drejtuar personalisht elitës së biznesit të Rusisë për herë të parë që nga dita kur dërgoi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar, Putin u tha atyre se roli i tyre nuk ishte thjesht të fitonin para, por të mbështesin shoqërinë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetë i Rusisë, i vendit të tij, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj”, tha Putin.

Ai përshëndeti “misionin e lartë” të sipërmarrësve që kujdeseshin për punëtorët e tyre dhe i drejtonin talentet e tyre jo vetëm drejt nxjerrjes së fitimit, por edhe për të mirën publike.

Putin tha se donte të dëgjonte pikëpamjet e tyre se si të ndërtohej një ekonomi më dinamike që do të çonte në “një përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së njerëzve në të gjithë vendin”.

Shpërndaje në

U Kopjua