Live

Putini ndalon kompaninë amerikane “META” në Rusi, e vendos në listën e organizatave terroriste

16:04 / 11 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar Rus ka shtuar kompaninë amerikane të teknologjisë shumëkombëshe Meta në regjistrin e saj të organizatave të përfshira në terrorizëm dhe ekstremizëm.

Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram është ndaluar në Rusi, shkruan CNN.

Ky ndalim tani kërkon që bankat të ngrijnë fondet për kompanitë në atë listë dhe të pezullojnë shërbimet në llogaritë e tyre.

Më 21 mars, Gjykata e Qarkut Tverskoy e Moskës e njohu Metën si një organizatë ekstremiste, duke pretenduar se menaxhmenti i Metës lejoi përdoruesit nga Ukraina të bënin thirrje për dhunë kundër ushtrisë ruse.

Gjykata e hodhi poshtë ankesën e kompanisë amerikane. Vendimi i gjykatës së marsit nuk zbatohej për aplikacionin WhatsApp, gjithashtu në pronësi të Metës, pasi nuk shpërndan publikisht informacion.

Shpërndaje në

U Kopjua