Live

Qalaj: Situata në veri është më e tensionuar sesa që duket

23:54 / 09 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj është shprehur se situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës është më e tensionuar sesa që duket.

“I kemi institucionet atje pa njerëz, kemi situatë me institucione me të cilat formalisht egzistojnë por që nuk janë funksionale dhe që realisht ndoshta në sipërfaqe duket situata e qetë por kështu brenda është mjaftë e tensionuar.

Po them mjaft e tensionuar për faktin sipas informatave që kam unë por edhe që ka qenë në media, shumë qytetar banor të komunave të veriut i kanë zhvendosur familjet në pjesën në Serbi”, tha Qalaj në Kanal 10.

Shpërndaje në

U Kopjua