Një burrë ka njoftuar policinë për djegien e ballkonit të banesës së tij për shkak të hedhjes së fishekzjarreve nga persona të panjohur.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Dardania, Fushë Kosovë 31.12.2022-20:13. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se s pasoj e hedhjes së fishek zjarreve nga persona të panjohur, kishte shpërthyer zjarri në ballkonin e banesës së tij. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vend e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Fotoja nuk është nga vendi i ngjarjes, paraqet ilustrimin e lajmit.