Në orët e mbrëmjes, rreth 20 serbë kanë vendosur një barrikadë për të penguar lëvizjen nga ana serbe e kufirit me Kosovën, gjegjësisht pika kufitare në Merdarë.
Bëhet fjalë për pjesën nga Kurshumlia në drejtim të pikës kufitare.
Lëvizjet nga të dy anët e kufirit janë bllokuar.
Edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka njoftuar se në këtë pikë kufiri është i mbyllur dhe nuk ka hyrje, as dalje, dhe bën thirrje të shfrytëzohen pikat kufitare të tjera.