Një person është sulmuar nga një qen në Fushë Kosovë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 24.12.2022 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qen pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.