Qytetarët e Prishtinës po ankohen për qentë endacak të cilët po frikësojnë persona të ndryshëm në qytet.
Faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, në rrjetin social Facebook, është publikuar një video e një gruaja duke iu vërsulur qentë endacak.
Ndonëse u rrezikua, fatmirësisht gruaja shpëton pa ndonjë incident.
Ndryshe, megjithëse Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar disa hapa për rritjen e sigurisë së qytetarëve, sulmet e qenve endacakë po vazhdojnë.