Live

Qeveri e territ, Haziri i ashpër me Kurtin, e lexova draftin pasi na i dha Lajçaku, nuk jemi të gëzuar

18:00 / 11 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, tha për kosovalive se e lexoi draft statutin e asociacionit gjatë takimit që e pati ai me ndërmjetësin Lajçak, e ku morën pjesë edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar me Besnik Tahirin.

“Natyrisht që ne e kemi lexuar draft statutin. Por, si dokument nuk është i shpërndarë, nuk është më shumë se te një dorë në Kosovë. Ai dokument mbahet nën sqetulla të kryeministrit zyrtarisht. Ndërmjetësit ia dhanë një kopje vetëm kryeministrit. Ishim pesë përfaqësues në takim me z. Lajçak. Ky na informoi mbi rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Marrëveshja Kurti-Vuçiq është e pranuar, po ashtu janë pajtuar deri në këtë fazë. Nuk kemi plan për implementim dhe për këtë pritet të dihet javën e ardhshme, tha Haziri duke u përmbajtë nga vlerësimi nëse draft statuti ka elemente që ngehin dyshime anti kushtetuese.

Zyrtari i lartë i partisë opozitare, LDK, është i bindur se Qeveria e Kosovës e ka pranuar draft statutin për asociacion. Haziri e dha një përgjigje diplomatike duke e thumbuar Kurtin. “Nuk i gëzohemi faktit që Kurti e ka pranuar këtë marrëveshje. Kurti po e do më shumë partinë e vet se Kosovën” tha Haziri.

Të dielën bëhen gjashtë javë që prej kur Serbia bëri agresion kundër Kosovës pëmes spozorimit direkt me grupe terroriste. Haziri tha se Policia e Kosovës duke e shpartalluar këtë sulm, ia ktheu imazhin Kosovës. “Hetimet besojmë se janë mbyllë”, theksoi Haziri.

Mirëpo, komuniteti ndërkombëtar vijon me kërkesa urgjente për Kosovën, nga e cila pret që shpejtë të zbatoj planin për de-eskalim në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore dhe zbatimin e asociacionit. Nënkryetari i LDK-së, këtë situatë e quajti si momentum të humbur nga Qeveria Kurti sepse sipas tij ministrat e zyrtarë të lartë “filluan me fol pa arsye, e politizuan sulmin, filluan me fol për vdekjen e procesit, për vdekjen e asociacionit. Triumfalizëm në Banjë pati shteti, policia dhe këtë nuk e kapitalizuan, tha ai duke rikujtuar se agjenda është e njëjtë, nuk ndryshoi asgjë. “Kjo Qeveria hyri në këtë proces me katër këmbë dhe ka mbetë në të duke mos e trajtuar me prioritet”, akuzoi Haziri Qeverinë Kurti.
Shqetësuese për nënkryetarin e LDK-së procesi i bisedimeve është i mbyllur totalisht. Por, a i porositi edhe Lajçak opozitën që të mos flasin për detajet e asociacionit dhe procesin në përgjithësi?!

“Jo, ai nuk na tha ashtu, natyra e negociatave është e tillë nojherë. Por, ajo që po ndodh në Kosovë ka kalu në formatin e mbylljes totale. Kryeministri i Kosovës vazhdon për herë të parë me kokfortësi politike me ecë si i vetëm në procesin e dialogut. Pesha është shumë e madhe por kur njeriu ka vetbesim dhe kur ky e ka një mbështetje qytetare, për të cilën po thirret vazhdimisht atëherë të tjerët janë të përjashtuar nga procesi pak a shumë ose mund të ndjehen të përjashtuar. Nuk po flasim vetëm për LDK-në por edhe për PDK-në, AAK-në, shoqërinë civile…”, e përshkruan kështu Haziri situatën dhe raportin e opozitës me Qeverinë teksa është kritik për rolin e presidentes Osmani Sadriu, si përfaqësuese e unitetit.
“Presidentja duhet të jetë mbi palë ashtu edhe kryetari i Kuvendit, që e përfaqëson interesin qytetarë. Kjo është situata, procesi është i mbyllur, nuk e ndan procesin me askë, shkruan Kosovalive.net.

Edhe pse jemi opozitë ne trajtohemi nga miqtë me peshë të veçantë politike”, pohoi Haziri.
Sipas nënkryetarit të LDK-së, që vjen me një përvojë jo pa peshë nga proceset negociuese, kryeminstri Albin Kurti është pajtuar me një marrëveshje të përkohshme me Serbinë sipas modelit gjermano-gjerman duke hequr dorë nga njohja.
“Normalizimi nuk nënkupton pajtim. Nga marrëveshja e mëhershme për njohje në qendër tash jemi në një situatë tjetër, në marrëveshje të përkohshme sipas modelit gjermano-gjerman, u shpreh i brengosur Haziri./Kosovalive.net./.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...